Ministri grek i Mbrojtjes, Panos Kammenos ka bërë një deklaratë të fortë që ka ngjallur shumë reagime. Ai ka deklaruar se Greqia së shpejti do të zgjerojë hapësirën e ujerave të veta territoriale, në kuadër të njohjes së zonave ekskluzive ekonomike (ZEE).
Sipas mediave greke, Kammenos ka thënë se Greqia me njohjen së shpejti të zonave ekonomike ekskluzive (EEZ) do të fillojë të punojë për shfrytëzimin e pasurisë nën det, për prodhimin e gazit natyror dhe ndoshta naftës më vonë.
Siç tha ai, “ne jemi në një moment të rëndësishëm në historinë e kombit, shumë shpejt do të “zgjerojmë” ujërat tona territoriale, njohjen e ZEE, shfrytëzimin e pasurisë nënujore dhe vendi ynë do të hyjë në një epokë të re”.
Më tej, duke dashur të shmangë keqkuptimet theksoi se nuk bëhet fjalë për një zgjerim në kuptimin fillestar të fjalës.