Policia e Shtetit njofton se gjatë 12 orëve të fundit janë evidentuar dhe goditur katër raste të kontrabandës me mallra që paguhet akcizë.
Policia e Shtetit njofton se janë sekuestruar kafe, televizorë, veshmbathje e mallra të tjera të futura kontrabandë dhe janë proceduar penalisht 5 shtetas, ndër ta një doganier për “Shpërdorim detyre”, konkretisht:
Shtetasi E.T, vjeç 35, banues në Durrës, pasi në P K K Port, nga kontrolli në kamionin tip “Skania”, ju gjetën dhe bllokuan 60 kilogramë kafe kokërr, dhe 1000 bustina kafe të futura kontrabandë.
Shtetasi R.K vjeç 62, banues në Gjilan, Kosovë, pasi në P K K Port, nga kontrolli në mjetin tip “Volvo” me targë zvicerane iu gjetën dhe bllokuan mallra të ndryshme që dyshohen kontrabandë.
Shtetasi R.B vjeç 60, banues në Pejë, Kosovë, pasi në P K K Port, nga kontrolli në mjetin tip “Volksëagen” me targë zvicerane, ju gjetën dhe bllokuan mallra të ndryshme që dyshohen kontrabandë.
Shtetasi F.L vjeç 40 banues në Sukth, pasi në P K K Port, nga kontrolli në mjetin tip “Benz” me targë zvicerane iu gjetën dhe bllokuan mallra të ndryshme që dyshohen kontrabandë.
Materialet janë referuar në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin G.T vjeç 49, banues në Tiranë, doganier, pasi ka lejuar futjen kontrabandë të mallrave nga disa shtetas, pa kryer veprimet e rregullta ligjore.