Kosovarët si kuksianët për taksën e "Rrugës së Kombit"

E mërkurë, 06 June 2018 18:04

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj dhe ministri i Infrastrukturës, Damian Gjiknuri, zhvilluan të mërkurën një takim me përfaqësues të Odës Ekonomike të Kosovës, në kuadër të konsultimeve për tarifën e kalimit në Rrugën e Kombit.

Ministri Gjiknuri premtoi se përdoruesit e shpeshtë të rrugës do të paguajnë një tarifë më të ulët dhe shtoi se ulja do të zbatohet njëlloj për bizneset shqiptare dhe kosovare, pa krijuar praktika të diskriminimit dhe konkurrencës së pandershme.

Ministri Ahmetaj tha se bizneset do të paguajnë më pak krahasuar me tarifat fillestare, megjithatë, kujtoi se kjo është kosto që do t’i transferohet buxhetit të shtetit dhe taksapaguesve.

Përfaqësuesit e biznesit nga Kosova kërkuan që aplikimi i tarifës së kalimit në Rrugën e Kombit të nisë pas përfundimit të sezonit turistik, ndërsa hodhën idenë që ulja e tarifës për bizneset kosovare të kompensohet pjesërisht nga qeveria e Kosovës.

Modifikuar më E mërkurë, 06 June 2018 18:11
Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...