Në vijim të luftës kundër drogës, policia e shtetit ka zbuluar një parcelë me bimë narkotike në Pukë mbrëmjen e sotme.
Burime nga policia bëjnë me dije se në parcelë u asgjësuan bimë të sapo mbjella. Ende nuk dihet sasia e lëndës së asgjësuar.
Kanabisi ishte mbjellë në masivin pyjor të Tërbunit tek Livazhdet e Hamzit. Ndërkohë po kërkohen autorët e dyshuar për mbjelljen e parcelës.
Pak ditë më parë policia nëpërmjet Drejtorit të Rendit Gjovalin Loka nxitoi të deklaronte se nga monitorimi ajror nuk u evidentua ndonjë parcelë me kanabis.