Duket paradoksale, por është e vërtetë. Një kullë e lartë po ngre krye në pyllin e Divjakës, ndërsa pak metra më poshtë shtrihet bregdeti i lënë në mëshirë të fatit, tërësisht i ndotur.
Por çfarë është kjo ndërtese e lartë?
Drejtori i Urbanistikës në bashki, Llazar Vodo shprehet se kulla ka 3 funksione. Në radhë të parë, është në shërbim të policisë kufitare, të pikës së zjarrfikëseve, të Drejtorisë së Parkut të Zonave të Mbrojtura dhe që do t’i shërbejë edhe turizmit për pamjen që ofron.
Jashtë pyllit, një ndër plazhet më të mëdha të Adriatikut, po shkatërrohet. Peshkatarët dhe qentë janë vizitorët e vetëm të plazhit në këto ditë me diell të prillit. Leshterikët, plastika dhe trungje pemësh, kanë formuar pirgje të mëdha duke ndotur një hapësirë prej 11 km vijë bregdetare.
Por mesa duket, ndërtimi i kullës është e vetmja zgjidhje për gjithë këto probleme.