Vettingu/ Konfirmohet në detyrë gjyqtari Edmond Islamaj

E Enjte, 07 June 2018 10:27

Gjygjtari i Gjykatës së së lartë Edmond Islamaj ka kaluar me sukses vettingun duke u konfirmuar kështu sërish në detyrë.

Vendimi u dha nga trupa gjykuese e përbërë nga Suela Zhegu, Pamela Qirko, Genta Tafa (Bungo).

Relatorja Tafa Bungo bëri një paraqitje të detajuar të raporteve të administruara nga institucionet e pavarura mbi figurën e gjyqtarit dhe të hetimit administrativ të ndërmarrë nga KPK, duke nënvizuar se pasuria e Islamajt ishtë e bazuar në burime të ligjshme, gjyqtari nuk kishte kontakte të papërshtatshme dhe ishte profesionalisht i aftë.

“Pasuria ime është përfituar nga tashëgimnia…ndërkohë që jemi munduar ta zhvillojmë atë me të ardhurat tona dhe në përputhje me ligjin,” tha Islamaj në seancën dëgjimore.

“Procesi ka qenë i hapur, dinamik dhe transparent,” shtoi ai, duke kërkuar nga komisioni konfirmimin në detyrë.

Anëtari i Gjykatës së Lartë, Edmond Islamaj bën pjesë në listën priotare të vetingut për shkak të funksionit dhe dosja e tij është shortuar me 30 nëntor.

Login to post comments