Kthehet nga Anglia për të vrarë prindërit, kush është 26-vjeçari nga Dibra

E Enjte, 07 June 2018 13:19

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të enjte në Peshkopi, ku një djalë i ri ka vrarë nënën dhe babain e tij.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen e “Llixhave” këtë mesditë, teksa mbetet ende mister shkaku i kësaj tragjedie. 

I riu sapo kishte ardhur nga emigrimi në Angli dhe këtë të enjte ka vrarë me duart e veta Flamur Selën, babain dhe nënën e tij, Zeqimete Sela.

Emri i vrasësit është Qemal Sela.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet. Mësohet gjithashtu se policia ka arritur t'i vërë prangat të riut që vrau familjarët e tij.

Informacioni paraprak i policisë

Në lagjen "Llixha", Qyteti Peshkopi, ka ndodhur nje vrasje në familje. Shtetasi Qemal Sela, rreth 26 vjeç, ka vrarë me armë zjarri automatik babain dhe nënën e tij, shtetasit: Flamur Sela, 55 vjeç, dhe Zeqimete Sela, 50 vjeçe, banues në Peshkopi.
Policia në kohë rekord ka arritur të kapë autorin e vrasjes. Grupi hetimor vijon hetimet në vendin e ngjarjes. Po hetohet për zbardhjen e shkqeve të kësaj ngjarje.

Login to post comments