Një ngjarje tragjike ka ndodhur në mesnatë në fshatin Mesaplik, në Vlorë.
Policia e Vlorës ka sqaruar ditën e sotme se është vetëvrarë në banesën e tij me armë zjarri pistoletë R.R., vjeç 26.
Nga verifikimet paraprake të policisë, dyshohet se ai e ka kryer këtë veprim në kushte të rënduara psikologjike.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /55News.al/