Qeveria do të marrë borxh 8.7 miliardë lekë tek qytetarët e saj. Banka e Shqipërisë ka njoftuar se më datë 19 qershor do të zhvillohet ankandi i radhës i bonove të thesarit. Në shitje do të dalin bono me afat maturimi 12 vjecar. Në ankand mund të marrin pjesë si bankat tregtare, ashtu edhe individët.
Bonot shihen ende si një alternativë e mirë investimi nga qytetarët, edhe pse interesat e tyre kanë ardhur në rënie. Këtë e tregon numri i lartë i kërkesave në ankandet e fundit.
Sipas të dhënave zyrtare, në ankandin e kësaj jave interesat e bonove të thesarit pësuan sërish rënie, si rezultat i kërkesës së lartë të investitorëve. Në ankandin e të martës, bonot me maturim 12-mujor u emetuan me një interes mesatar të ponderuar 2.18%.
Interesat shënuan rënie për të tetin ankand radhazi. Të dhënat tregojnë se që nga fillimi i vitit ato kanë rënë me rreth 0.6 për qind.