Policia ka dhënë detajet e para për ngjarjen e rëndë që ka ndodhur mëngjesin e ditës së sotme në zonën e “Don Boskos”.
Në njoftimin paraprak, blutë e Tiranës bëjnë me dije se 31-vjeçari Xhafer Mata, ne rrugen "Eshref Frasheri", ka qëlluar me armë zjarri pistolete Xhuljeta Çuni., rreth 19 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Autori më pas ka qëlluar dhe veten me armë zjarri, ku aktualisht është transportuar ne spital ne gjendje te rende për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes. /55News.al/