Jo vetëm deputetët dhe kryetarët e bashkive, por edhe qytetarët e tjerë që morën pjesë në protestën e 5 prillit në 4 akse rrugore, do procedohen nga Policia e Shtetit.
Burime nga uniformat blu sqaruan për "Report tv" se po identifikohen të gjithë personat të cilët iu bashkuan deputetëve për bllokimin e rrugëve.
Janë më shumë se 400 persona të cilët do procedohen, por ende një pjesë e tyre nuk janë identifikuar.
Policia po i identifikon nëpërmjet pamjeve filmike.
Deri më tani janë proceduar për tubim të paligjshëm dhe pengim i qarkullimit të automjeteve 57 persona, mes tyre kreu i PD-së Lulzim Basha dhe kryetarja e LSI Monika Kryemadhi.
Gjithashtu janë proceduar edhe kryetarët e bashkive të Kukësit, Shkodrës, Kamzës dhe Vorës.