Një plagosje ka ndodhur ditën e sotme në Klos. Siç bëhet me dije, pas një sherri në një lokal mes dy personave, ata kanë përdorur edhe thikat.
“Në verandën e një lokali në Klos shtetasit S.R, rreth 28 vjeç, dhe shtetasi G.P, rreth 35 vjeç, banues në fshatin Platin-Klos, dyshohet se kanë debatuar me njëri tjetrin ku shtetasi S.R, ka plagosur me thikë shtetasin G.P”, sqaron policia.
I demtuari pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Burrelit, është dërguar për ndihmë më të specializuar në Tiranë. Shërbimet e policisë po krehin zonën për kapjen e autorit. Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes.