VIDEO/ Revoltohet tregtarja në Fier: Rama mbush xhepat, ne s’hamë dot bukë

Tuesday, 10 Prill 2018 13:38

Bizneset e vogla në qytetet kryesore të vendit të mbështetur edhe nga opozita, kanë ulur gjatë ditës së sotme për rreth 1 ore qepenat në shenjë proteste kundër futjes së skemës së TVSH.

 Në rrugën “Muharrem Agolli” në qytetin e Fierit protestuan rreth 100 biznese  dhe me dhjetëra të tjera në pjesë të tjera të qytetit.

Tregtarët shprehen se nuk i përballojnë dot taksat dhe nëse nuk gjendet një zgjidhje ata do hyjnë në grevë urie.

“Unë e blej mallin 10 dhe e shes 12. Atë që unë e fitoj ai thotë unë e dua. Ai thotë është rritur ekonomia, çfarë ekonomie është rritur? Ekonomia është rritur për pushtetarët se mbushin xhepat me taksat tona. Ushtë rritur, uji, energjia, xhepat tona janë bosh. Nuk kemi çfarë t’u çojmë kalamajve në shtëpi”- thotë një tregtare.

 

Video

Login to post comments