Drejtori i ujësjellësit Tepelenë pushohet nga puna “Më hoqën se denoncova ujësjellësat në letër”

Tuesday, 10 Prill 2018 15:05
Arben Kaçorri Arben Kaçorri

Drejtori ekzekutiv në Ujësjellësin e Tepelenës dhe Memaliajt Arben Kaçori, i cili është shkarkuar nga detyra tre ditë më parë ka reagur në Facebook duke thënë se do t’i shkojë deri në fund kësaj çështje.

Ai është shprehur se ka bërë çka mundur për të sjellë ujin e pijshëm në çdo fshat në zonën e tij.

“Unë u mundova të bëj sa munda në sistemin e ujësjellësave, në qytetet Tepelene e Memaliaj, e deri në zonat e thella, Izvori, kalivaci, Progonati, Dragoti e plot e plot të tjera. Por nuk mund të rrija pa reaguar dhe të ngrija zërin për ujësjallësa që ekzistonin veç në letra. Doja që sipas ligjit të bënim një punë të përbashkët me aksionerët. Por debatet dhe kritikat ndaj atyre që e quajnë veten pronar të pronave të shtetit, dhe për të mbyllur zërin, vendosën hakmarrjen…të më largonin nga puna. Po kjo më jep shumë fuqi. Përballja me drejtësinë do të jetë së shpejti. Organet kompetente do ti shkojnë deri në fund. Ka një pjesë të dytë” shkruan Kaçorri.

Login to post comments