Një 49-vjeçar është vënë në pranga këtë të martë, pasi ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes në prani të fëmijëve.
“Këtë të martë, specialistët e Seksionit për parandalimin dhe hetimin e krimeve në Komisariatin e policisë Lezhë, arrestuan në flagrancë 49-vjeçarin Vitor Luca, banues në Lezhë”-ka thënë në një njoftim policia.
Ai akuzohet se ka ushtruar në mënyrë të përsëritur dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, edhe në prani të fëmijëve.
Materialet në ngarkim të 49-vjeçarit i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.