×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 53

Video/Dy ditë pas dasmës, familja hap dyert e mortit

Tuesday, 10 Prill 2018 17:36

Familja Murataj ka përcjellë sot për në banesën e fundit dy kushërinjtë Fisnik dhe Agustin të cilët humbën jetën gjatë një aksidenti në rrugën Levan-Tepelenë.

Viktimat po ktheheshin në Greqi, ku jetonin dhe punonin pas dasmës së vëllait dhe kushëririt të tyre.

Në aksident mbeti e vdekur dhe një vajzë francize, e cila ishte e fejuara e një prej viktimave.

Familja e vajzës ka kërkuar kthimin e trupit të saj në Francë për të kryer ritet mortore atje.

Policia ka ngritur një grup hetimor për zbardhjen e plotë të aksidentit, ku dyshimet e para që ka ngritur policia janë se të rinjtë po udhëtonin me shpejtësi.

Modifikuar më Tuesday, 10 Prill 2018 17:40

Video

Login to post comments