Tentativat për vetëvrasje në Shqipëri janë kthyer në një fenomen shqetësues. Para pak ditësh një vajzë tentoi t’i japë fund jetës por fatmirësisht shpëtoi. Tashmë një tjetër rast është shënuar. Bëhet fjalë për një shtetas 30 vjeçar, me inicialet J.C, banues në lagjen Perash në Shkodër. 30 vjeçari për arsye që ende nuk dihen ka tentuar që të vetëvritet duke konsumuar mbidozë të paracetomolave.
Kanë qenë familjarët ata që kanë dalluar se diçka nuk shkon me shtetasin J.C duke bërë që ky i fundit të dërgohet me shpejtësi në spitalin rajonal të Shkodrës. Pas dhënies së ndihmës së parë 30 vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën por vijon të jetë nën kujdesin e mjekëve.
Edhe vitin e kaluar tentativat për vetëvrasje ishin të larta ndërsa shifrat vijojnë të jenë një shqetësim edhe gjatë këtij viti.
Njoftimi i policies:
Më datë 09.04.2018, në banesë, në lagjen Perash, shtetasi J.C, vjeç 30, ka konsumuar mbidoze paracetomol, dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekut. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër.