×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 53

Gramsh/ Autobusi me turistë ngec në lluc

Tuesday, 10 Prill 2018 18:05

Një ngjarje vërtetë e turpshme është regjistuar në qytetin e Gramshit, ku një furgon me turistë nuk ka arritur të kapërcejë dot baltën në rrugë.

Turistët mësohet se kishin shkuar të vizitonin një ndër mrekullitë e natyrës në Shqipëri, Ujvarën e Sotirës ndërsa janë detyruar të zbresin nga mjeti me të cilin po udhëtonin për shkak se ky i fundit ngeci në lluc.

Në ndihmë të tyre kanë shkuar të gjithë banorë e gjenduar aty pranë, ndërsa kanë bërë të mundur lëvizjen e mjetit.

Gishti në këtë rast vihet mbi të gjitha autoritetet të cilat në një kohë që bëjnë propagandë për rritjen e turizmit, e kanë lënë infrastrukturën në këtë gjendje që mund të krahasohet fare lehtë me periudhën e mesjetës.

1.PNG

zn.PNG

Login to post comments