Një ngjarje shumë e rëndë ndodhi sot në Suharekë, ku një 17-vjeçar ka humbur jetën ndërkohë që kushëriri i tij ka mbetur i plagosur. Ngjarja ndodhi në orën 14:15. Sipas raportimeve të mediave kosovare, ngjarja ndodhi pas një sherri mes një grupi të rinjsh, ku u përdorën edhe thikat.
17-vjeçari nuk mundi t’i mbijetonte plagëve, pasi goditja në këmbë rezultoi fatale.
“Në orën 14:15 është sjellë personi i gjinisë mashkullore, i lindur më 2001, pa shenja jete. Me lëndim prerës, shpues, në regjionin inguinal, në rrënjën e këmbës (gilca)”. Ndërkohë, kushëriri i tij 18-vjeçar, ka marrë plagë në zonën e barkut.
Ndërkohë, në spital ndodhet edhe një nga të dyshuarit për vrasjen, shtetasi B. Muharremaj, pasi gjatë përleshjes mbeti i plagosur lehtë. Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plot të ngjarjes.