Një 18-vjeçar është arrestuar ditën e sotme nga Policia e Dibrës.
Siç bëhet me dije nga policia e Dibrës, në pranga është vënë 18-vjeçari Sadi. R, pasi është kapur duke lëvizur me armë zjarri.
Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip 'Benz', në pjesën e bagazhit i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri automatik dhe 190 fishekë.
Lidhur me këtë ngjarje, policia e Dibrës bën me dije se materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër për veprën penale "Mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”. /55News.al/