Katër muaj pas aksidentit, ka ndërruar jetë 60-vjeçari i cili në Janar u rrëzua nga shkallët e banesës.
Policia e Kavajës njofton se një ditë më parë ka vdekur në spital 60-vjeçari me iniciale S.X., i cili më 15 Janar, në banesën e tij në lagjen nr.1 në Rrogozhinë, është rrëzuar nga shkallët aksidentalisht.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës e Shkallës së Parë Kavajë, shtuan të njëjtat burime.