Ditën e sotme Rama riemëroi në krye të Teatrit Kombëtar Hervin Çulin.
Çuli nuk është një emër i panjohur për publikun.
Përveç aktivitetit në Teatër, para disa kohësh ai u bë objekt diskutimesh pasi një video ku ai shihej të dilte nga një ambjent lojrash fati në orar të punës, doli në qarkullim.
Ishte Tv Klan që denoncoi përmes një videoje sesi drejtori i Teatrit Kombëtar Hervin Çuli, gjatë orarit zyrtar të punës tërheq para nga bankomati dhe më pas shkon drejt e në kazino.
Publikimi i kësaj videoje nga televizioni Klan, vjen pas dhunës që Çuli ushtroi ndaj gazetarit të ABC News, Eni Shehut. Çuli e akuzoi Shehun se ishte i droguar dhe ngacmonte aktoret në skenë, ndërsa gazatari e paditi për shpifje.