Në vetëm tre muaj, 4492 shtetas shqiptarë janë deportuar. Fenomeni i migrimit të paligjshëm është shtuar në vend vitet e fundit, duke qenë se shqiptarët shohin si zgjidhje të problemeve pikërisht emigrimin në vende të tjera.
Vetëm ditën e sotme janë kthyer nga Franca dhe Belgjika 30 shqiptarë, të cilët ishin të parregullt në vendet e BE-së.
Në kuadër të masave parandaluese, gjatë kësaj periudhe janë proceduar rreth 80 shtetas shqiptarë që kanë tentuar të kalojnë kufirin me dokumenta të falsifikuara.
Masat janë forcuar edhe në kufirin jeshil, ku janë kapur rreth 700 shtetas shqiptarë që kanë tentuar të kalojnë kufirin në mënyrë të paligjshme.