×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 53

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Prokuroria zbardh skemën e mashtrimit me mjetet luksoze që hyjnë në Shqipëri, 10 urdhër-arreste

E mërkurë, 11 Prill 2018 20:16

Prokuroria e Tiranës ka zbuluar një skemë mashtrimi që kryhej nga tregtarë automjetesh të makinave luksosze në bashkëpinim me zyrtarë të doganeve, të cilët shmangnin taksat e automjeteve. Burime nga prokuroria e kryeqyteti bejne me dije se, janë derguar në gjykatë kërkesat për miratimin e 10 urdher-arresteve, mes tyre dhe punonjës të doganave. Mesohet se hetimi për këtë rast ka nisur prej 4 muajsh, ndërsa gjithçka është përfunduar brenda kësaj jave.

Ndërkohë prokuroria ka zbardhur edhe skemën që përdorej nga këta persona. Në sajë të hetimeve ka rezultuar se mjeteve luksoze me fuqi motorrike mbi 3 mije kubik në doganë u plotesohej dokumentacion fals. U ulej fuqia motorrike nën 3 mijë kubik, në mënyrë që të shmagej taksa e luksit. Gjithashtu makinave u falsifikohej edhe viti i prodhimit. Nëse automjeti ishte prodhuar në vitin 2014 në dokumenta plotësohej si makinë e prodhuar në vitin 2007. Më pas këta persona nderronin numrat e shasive  dhe i nxirrnin në treg  duke siguruar fitime të mëdha. Sipas hetuesve marka e preferuar e ketij grupi ishte Range Rover.

Nga veptimet e para hetimore rezultojnë  rreth 120 automjete qe kanë hyrë në vendin tonë nëpërmjet kësaj skeme mashtrimi duke i shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm të madh.

Mësohet se vetëm nga mospagimi i taksës  së luksit për një mjet,  doganat humbin  rreth 1,5 milion lekë të reja.Duke shtuar edhe humbjen që vjen nga ulja e vitit të prodhimit, pasi në këtë mënyrë ulet dhe vlera e makinës , demi është akoma më i madh.gimi i takses së luksit për një mjet doganat humbin  rreth 1,5 milion leke te reja. Duke shtuar edhe humbjen që vjen nga ulja e vitit të prodhimit të mjete, pasi në këtë mënyrë dëmi është më i madh.

Login to post comments