Mësuesi i cili është akuzuar për përhapjen e një video seksuale të tij në telefonin e nxënësve është marrë në pyetje nga policia dhe ka deklaruar se video është personale dhe “nuk ka lidhje me shkollën, me ambientin pedagogjik dhe me nxënësit”, ka thënë ai.
“Video është dërguar padashje në disa kontakte që kisha në telefon “ është shprehur ai duke mohuar kategorisht se video ka pasur për qëllim të ngacmojë nxënësit.
Ndërkohë policia po heton për rastin në fjalë por edhe për faktin që ai kishte katër adresa Facebook-u në përdorim.