5 persona janë arrestuar nga policia e Livornos pasi janë kapur me 6.2 kg marijuanë.
4 nga të arrestuarit janë shqiptarë dhe 1 italian të moshave nga 22 deri në 30 vjeç, të gjithë rezidentë në zonë dhe me precedentë penalë për krime të ndryshme.
Katër shqiptarët u kapën gjatë një kontrolli të makinës me të cilën po lëviznin, ku u gjetën 6.2 kg marijuanë.
Verifikimet e mëtejshme bënë të mundur dhe zbulimin e personit që do të merrte lëndën narkotike, një 25-vjeçar italian nga Livorno, të cilit pas kontrollit në banesë iu gjetën edhe 1.4 kg hashash.
Po kështu gjatë kontrollit u sekuestrua edhe shumë prej 7 mijë eurosh që dyshohet si e fituar nga aktiviteti kriminal i shpërndarjes së drogës, si dhe një biçikletë garash, e cila ishte marrë si shantazh. Katër shqiptarët janë dërguar në burgun e Livornos, ndërsa për italianin u vendos “arrest shtëpie”.