Pas Fatos Lulos, një tjetër gjyqtare do të dalë përpara trupës gjykuese për t’u rivlerësur.
Bëhet fjalë për gjyqtaren Vitore Tusha, anëtare e Gjykatës Kushtetuese.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit do të zhvillojë në datën 4 prill në orën 11:00 seancën dëgjimore të rivlersimit me trup gjykues Valbona Sanxhaktari, Alma Faskaj dhe Xhensila Pine.
Nuk dihet nëse do të ketë të tjerë gjyqtarë, të cilët do të dalin para KPK për rivlerësim.