Tragjik ka qenë fati i një shqiptari në Itali, i cili është gjetur i pajetë në banesën e tij. Ngjarja ndodhi në dje gjatë natës në Torino.
‘Torinotoday’ raporton se kanë qenë fqinjët e shqiptarit ata që kanë dhënë alarmin në polici, pasi gjatë gjithë natës kanë dëgjuar lehjet e qenit të 30-vjeçarit.
Ndonëse fqinjët tentuan që ta telefonin shqiptarin, ai nuk iu përgjigj thirrjeve.
Ndaj ata u detyruan të njoftonin policinë, e cila erdhi në vendin e ngjarjes ndërsa e gjeti të riun të vdekur.
Ky i fundit u gjet i pajete në krevatin e tij. Ndërkohë, dyshohet se shkak i vdekjes mund të jetë bërë overdoza.