Një sherr me thika ka ndodhur mes shqiptarësh në një burg të Greqisë.
Ngjarja ndodhi në sektorin G të burgut të Domokos. Mediat greke raportojnë se dy shqiptarët, 27 dhe 47 vjeç kanë qëlluar njeri-tjetrin me thike, ndërsa vuanin dënimin për krimet të rënda.
Nga sherri me thika mes njëri-tjetrin, 47-vjeçari rezulton i plagosur rëndë. Ky i fundit po mjekohet në spitalin e Larisas, ndërsa 27-vjeçari pasi ka marrë ndihmën e parë dhe është kthyer në qeli. Identiteti i dy shqiptarëve nuk bëhet i ditur, ndërkohë që autoritetet po punojnë për gjetjen e shkaqeve që çuan në sherrin mes dy shqiptarëve.