Një person ka gjetur vdekjen në lagjen Kiras të Shkodrës.
Xhavit Ceni ka rënë nga kati i tretë i shtëpisë së tij dhe ka ndërruar jetë në vend. Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka qenë aksidentale, ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e plotë të saj.