Një 29-vjeçar ka rënë në pranga, pasi akuzohet se ka kërcënuar prindërit e tij.
Burime zyrtare nga policia e Gjirokastrës bënë me dije se bëhet fjalë për Ervis R., banues në Progonat të Tepelenës. I riu akuzohet se ka kërcënuar shtetasit me inicialet Z.R., 73 vjeç dhe H.R ., 66 vjeçe.
“Ushtron dhunë në familje, arrestohet në flagrancë autori. Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tepelenë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
Ervis R, 29 vjeç, banues në Progonat, Tepelenë, pasi: Në datën 12.04.2018, në banesë ka kërcënuar prindërit e tij, shtetasit Z.R , 73 vjeç dhe H.R, 66 vjeçe. Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.”,-thuhet në njoftimin e policisë.