Është gjetur një granatë luftarake në një kosh mbeturinash në Tiranë. Granata është gjetur në zonën e Bathores nga shtetasi B.N 46 vjeç, i cili ka njoftuar menjëherë policinë.
“Më datë 12.04.2018, në Bathore, pranë kazanëve të mbeturinave, shtetasi B.N vjeç 46, banues në Bathore, ka gjetur një granatë luftarake. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 278 i Kodit Penal”- është shprehur policia në një njoftim.