Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Shkup, ku një burrë i armatosur ka qëlluar në drejtim të një punonjëse të një supermarketi.
Ngjarja ka ndodhur në ambjentet e supermarketit ku vajza e identifikuar si Gylxhan Ali 26 vjeç, ka mbetur e plagosur në këmbë.
Në deklaratën e saj thuhet se personi është ish i dashuri, i cili nuk e pranon dot ndarjen e tyre.
Autori është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes ndërkohë policia ka nisur kërkimet për arrestimin e tij.