×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Ligji për gjuhën shqipe, ambasadorja e OSBE: Gjuha, çështje e rëndësishme në një shtet multietnik

Premte, 13 Prill 2018 19:47

Ambasadorja e OSBE-së në Shkup, Nina Soumalainen, ka deklaruar se liria e mediave në Maqedoni është përmirësuar, por ka ende çështje kritike.

Në lidhje me Ligjin për përdorimin e gjuhëve, ambasadorja e OSBE-së thotë se gjuha është çështje e rëndësishme në një shtet multietnik, dhe se shteti duhet të punojë me të gjithë qytetarët, pa dallim të prejardhjes së tyre. Si shembull e përmend Finlandën, nga ku ajo vjen, duke thënë se atje gjuhë zyrtare janë finlandishtja dhe suedishtja, edhe pse suedezët janë më pak se 6%.

Në intervistën e saj për agjencinë AIM, Soumalainen thotë se përparimi në media është përmendur edhe në misionin mbikëqyrës të OSBE/ODIHR-it.

Megjithatë, ajo thotë se pikë kritike është çështja me RTVM-në, zgjidhjet kadrovike dhe mosdënimin e veprave kriminale të kryera ndaj gazetarëve.

Në lidhje me gjyqësinë, Soumalainen thotë se e mbështet gjyqësinë e pavarur, të paanshme dhe profesionale, duke e përshëndetur punën e Prokurorisë Speciale Publike (PSP).

Login to post comments