“Më ndave nga familja, më ndave nga fëmija. Më ndave nga njerëzit e mi, më shkatërrove jetën. Pse ma bëre këtë”?
Kështu mësohet t’i jetë drejtuar Xhafer Mata, ish- të dashurës, ndërsa ka pritur një përgjigje prej saj në rrugë ditën e sotme, kur mesa duket e kishte vendosur. Pak momente më pas e qëlloi dy herë. Të shtënat u dëgjuan në lokalet përreth, ndërsa shumë njerëz që ndodheshin aty mbetën të tronditur dhe nisën të largoheshin.
Një grua i është drejtuar duke e pyetur se përse vrau, ndërsa Xhafer Mata është përgjigjur i qetë: “Mirë ia bëra që e vrava”, raporton Tvklan.
Dëshmitarë të ndryshëm i thanë policisë se autori i krimit e kishte gjurmuar për disa ditë rresht ish- të dashurën e tij.