Ndryshe nga sot ku moti kapi temperaturat maksimale deri në 36 gradë celsius, ditën e nesërme pritet ulje temperaturash me disa gradë dhe reshje shiu në disa zona.
Pasditen e sotme deri nesër pritet të ketë reshje mesatare në qarkun Shkodër dhe të dobëta në të gjitha qarqet e tjera. Në qarkun Shkodër reshjet do të jenë lokalisht intensive, ndërsa në qarqet Lezhë dhe Tiranë ato pritet të jenë lokalisht mesatare. Sipas IGJEUM: Reshjet kryesore priten gjatë pjesës së parë të ditës së nesërme dhe mund të jenë edhe në formë shtrëngate.
Temperaturat maksimale dhe minimale ditën e nesërme pritet të jenë:
Në bregdet: 20 / 25 °C
Në vendet e ulëta: 20 / 27 °C
Në vendet malore: 13 / 22 °C
Sot pasdite dhe nesër, era do të fryjë mesatare deri e fortë, sidomos në bregdet dhe në terrenet e larta malore. Ditën e nesërme ajo do të dobësohet gradualisht.