Euro është monedha e përdorur masivisht në mallrat që eksportohen nga vendet e tjera drejt Shqipërisë. Lajmi se kjo monedhë ka pësuar ulje në përdorimin e brendshëm ka gëzuar konsumatorët finalë të produkteve për shkak të idesë “nëse euro bie, efekti do të jetë edhe te çmimet”. Pas uljes me -15% (janar qershor 2018) nafta, mielli, ushqimet, ilaçet importohen 15 % më lirë, por në tregun vendas na shiten po njësoj.
Të gjithë pritëm që me uljen e euros të blinim naftën, benzinën dhe gazin më lirë. Por çuditërisht çmimet e karburantit u shtrenjtuan. Nafta nga 160 lekë për litër, tani ka kapur shifrën e 185 lekë.
E njëjta situatë është edhe me produktet ushqimore. Mielli, vaji, orizi, ushqimet e shportësh, kryesisht vijnë nga jashtë dhe furnitorëve kryesorë u është dashur të blejnë me më pak lek një shishe vaji, orizi apo mielli. Por nëse pritej që të kishte efekt domino, euro arriti pikatën historike e ushqimet për qytetarët mbetën po njësoj.
Përfitim për rënien e euros kanë edhe grosistët e ilaçeve. Uljen e euros e shijuan edhe këtë të fundit, por qytetarët vazhdojnë të blejnë me të njëjtin çmim çdo ilaç, pavarësisht se sipas përllogaritjeve ai në tregun vendas duhet të jetë 15% më i lirë.
Loja me rënien pikiatë të euros ngriti dyshime te ekspertët e ekonomisë. vetë Banka e Shqipërisë, dyhojnë ata, po favorizonte importuesit e mëdhenj.
Banka e Shqipërisë ka blerë rezervat e saj kur euro ishte 140 lekë e nuk përfitoi sot nga pikiata e monedhës europiane, 124 lekë. /55news.al