Xhulieta po shkonte të jepte provimin e maturës

Premte, 08 June 2018 20:51

Ditën e sotme në Tiranë ndodhi një vrasje e dyfishtë pasi një 31-vjeçar nga Kukësi vrau ish-të dashurën e tij dhe pastaj qëlloi dhe veten.

Orë pas ore, detaje te reja zbulohen për ngjarjen në fjalë e cila ka tronditur thellë qytetarët.

Mësohet se vajza, 19-vjeç u vra në Don Bosko ndërkohë që po shkonte për të dhënë provimin e letërsisë në gjimnaz.

Viktima është Xhulieta Çuni, nga Vinjolli i Matit e cila kishte pasur një lidhje disa vjecare me autorin e këtij krimi.

Pas ndarjes e cila ka ardhur me kërkesën e 19-vjeçares, kuksiani i cili ishte ndarë edhe nga gruaja për të, ka kryer krimin e rëndë duke vrarë atë dhe veten.

Xhafer Mata e qëlloi me 2 plumba pistolete Xhujletën dhe pasi qëndroi 15 minuta në trotuar duke qarë pasi e kishte vrarë ish të dashurën, kaloi në anën tjetër të rrugës dhe qëlloi vetën në kokë para policisë që kishte mbërritur në vendngjarje lajmëruar nga deshmitaret e shumte.

Mësohet se 31-vjecari i ndërpriste rrugën çdo ditë Xhulietës, për ta bindur që ta merrte nuse në shtëpi, për të kurorëzuar kështu lidhjen intime disavjeçare. Vajza po shkonte për të dhënë sot provimin e letërsisë, pasi ishte maturante shkruan panorama. Ajo kishte punuar per 5 muaj shitese në një market të zonës, punë të cilën e kishte lënë që nëmuajin shkurt për shkak të provimeve dhe do tëkthehej aty me të mbaruar shkollën.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...