Krimi në familje vijon të jetë prezent në shoqërinë tonë. Ngjarja e fundit është shënuar mbrëmjen e sotme në qytetin bregdetar të Durrësit kur një burrë ka vrarë me mjete të forta bashkëshorten e tij pas një konflikti të çastit.
Njoftimi i policise:
Më datë 08.06.2018, rreth orës 19:55 në Urgjencën e Spitalit Rajonal Durrës ka shkuar e lënduar në kokë dhe ndërruar jetë shtetasia A. Sh. 40 vjeçe banuese në lagjen Nr. 15, Durrës.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se autor i dyshuar është bashkëshorti i saj, shtetasi Ç.Sh. 42 vjeç, i cili e ka goditur me mjete të forta.
Shtetasi i mësipërm është shoqëruar në ambientet e Policisë Durrës, i cili po pyetet mbi rrethanat e ngjarjes.
Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.