Një 31-vjeçar u arrestua nga Policia, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë nga babait të tij të moshuar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë arrestuan në flagrancë
Tani K, 31 vjeç, banues në Gradisht, Divjakë.
Arrestimi i tij u bë pasi më 8 qershor, ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij, M.K, 68 vjeç.
Policia thotë se materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale "Dhunë në familje".