Reperi i njohur nga Kosova, Dj Blunt është qëlluar me thikë nga persona ende të panjohur mbrëmjen e së premtes në Prishtinë.
“Indeksonline” shkruan se ngjarja është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci, i cili ka thënë se policia është njoftuar për ngjarjen rreth orës 19:30 të mbrëmjes.
Mësohet se reperi është dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Rrethanat dhe autorët e kësaj ngjarje ende nuk dihen.