Nënshtetas gjermanë, të lindur në vitin 1992, rritur dhe shkolluar në sistemin shkollor gjerman, ishin cilësitë e përbashkëta të kandidatëve fiktivë. Ajo që i dallonte ishte origjina e prindërve.
6000 aplikime fiktive u dërguan në vende të shpallura për tetë profesione të ndryshme dhe të dhënat u analizuan në bazë të reagimeve apo mosreagimeve, shkruan revista gjermane “Der Spiegel”.
Afrikanët dhe myslimanët grupi më i diskriminuar
Konkuruesit fiktivë me prejardhje shqiptare janë më të diskriminuarit në tregun e punës në Gjermani.
Konkuruesit me prindër gjermanë kanë marrë në 60% të rasteve përgjigje positive, ndërsa vetëm 51 % e konkuruesve me prejardhje jogjermane kanë marrë përgjigje positive.
Njerëzit me prejardhje nga Afrika ose nga vendet me besim mysliman janë grupi më i diskriminuar.
Konkurruesit me prejardhje nga Spanja kanë marrë deri në 73% reagime positive duke kryesuar listën e diskriminimit positiv dhe duke ua kaluar madje edhe konkuruesve gjermanë.