Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas.
Një kamion është përplasur me një furgon duke shkaktuar panik tek pasagjerët e furgonit.
Nga përplasja nuk ka patur persona të lënduar. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në orët e paradites.
Nga përplasja furgoni ka dalë nga rruga, por është penguar nga mbrojtëset anësore duke mos patur dëme në njerëz.
Ende nuk janë bërë të ditura shkaqet e këtij aksidenti. Pritet një njoftim zyrtar nga Policia.