Një familje shqiptare që udhëtonte drejt Kroacisë është arrestuar në kufirin me Malin e Zi mbrëmjen e kaluar pasi u kap me drogë të fshehur në makinë.
Shoferi 41 vjeçar, gruaja e tij dhe fëmijët e vegjël të gjithë nga Shqipëria po tentonin të hynin në Kroaci me 23 kg marijuanë e vendosur në 53 pako .
Policia kufitare ndaloi makinën pas dyshimeve të lindura për shkak të erës së fortë që vinte prej saj. Ata pastaj kryen një kërkim të hollësishëm dhe gjetën drogën të fshehur nën makinë dhe vendet e pasagjerëve.