Prerja e pyjeve pa kriter është një fenomen që e ka përndjekur prej kohësh Shqipërinë. Viktima e radhës janë pyjet e Maliqit.
Denoncimi vjen nga qytetari dixhital në llogarinë e Berishës në Facebook, i cili ka dërguar një video ku shihet makina e mbushur plot e përplot me drurët e prerë.
"Prshndet doktor po te drgoj nje vidjo nga zone e Maliqit makinat e kryetari te bashkis ne mes te dites me dru zjari", shkruan qytetari.
Nëse prerja e pyjeve vazhdon me këto ritme dhe ‘gjuetarët e pyjeve’ do vazhdojnë të mos ndëshkohen për krimet që i bëjnë mjedisit, Shqipëria do humbasë shumë.
Statusi i plotë:
7 mins ·
Makinat e kryetarit te bashkise bejne kerdine ne pyje!
Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital. sb
"Prshndet doktor po te drgoj nje vidjo nga zone e Maliqit makinat e kryetari te bashkis ne mes te dites me dru zjari"