Një aksident me pasojë një të vdekur ka ndodhur në aksin rrugor Milot-Fushë Krujë.
Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Milot-Fushë Krujë, ku një makinë ka përplasur një motor.
E si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i motorit, i identifikuar si Aleks Gjini, 32 vjeç.
Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur forcat e policisë të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.