Ndrenika e krahason Ramën me Erdoganin

Diel, 10 June 2018 22:11

Pas zbulimit të një projekt ligji, që i hapte rrugën shembjes se Teatrit Kombëtar, artistët janë mbledhur për të protestuar tek godina e këtij institucioni.

Ata kanë bërë thirrje të mos shembet godina e Teatrit Kombëtar. Gjatë fjalës së tij, aktori i madh Robert Ndrenika ka thënë se kryeministria po i perbuz dhe se këtë që po bën me Teatrin mund ta bëjë vetëm presidenti Erdogan në Turqi.

“Sot ishte një gjë shumë e papritur. Nuk marr vesh se çfarë ndodh… Kemi qenë tek presidenti i republikës dhe na ka dhënë plotësisht të drejtë. Kemi qenë edhe tek kryetari i Kuvendit, i cili na ka dhënë të drejtë. Edhe opozita është me ne. Jam i bindur që ka shumë në PS që janë me ne, por nuk flasin se kanë edhe ata hallet e tyre. Këtu u bë puna si tek ajo puna tek ‘Tre muskutjerët’.Nuk ka lezet kjo punë, në vitin 2018. Unë i them edhe Prokurorisë ta shohë këtë punë. Pse ta marrë ajo firma ‘Fusha’ sepse ka edhe firma ‘Kodra’ shpk. Çfarë janë këto preferenca? Në radhë të parë të vjen keq që nuk kanë përfillur komunitetin teatror, përveç presidentit. Kryeministria në ka përbuzur. Jo kështu në gjëra arbitrare se këto punë kështu vetëm Erdogan i bën”- tha Robert Ndrenika.

Modifikuar më Diel, 10 June 2018 22:15
Login to post comments