Zgjidhet mosmarrëveshja e kompetencës për çështjen e Fadil Kasemit, i akuzuar për vrasjen e ish bashkëshortes së tij Fildese Havizi. Gjykata e Lartë ka përcaktuar si Gjykatë kompetente për gjykimin e çështjes, objekt mosmarrëveshje, Gjykatën e Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Tiranë.
Si rrjedhojë edhe dërgimin e akteve për kompetencë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda.
"Urdhërohet Sekretaria pranë Gjykatës së Lartë, t'i komunikojë menjëherë këtë vendim përkatësisht Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Tiranë, Prokurorive përkatëse, si dhe të pandehurit Fadil Kasemi" thuhet në vendim.
Pak muaj më parë, Kasemi ekzekutoi me armë zjarri bashkëshorten e tij gjyqtare në një zonë të populluar të Tiranës, pas disa problemesh që kishin pasur më herët në familje. Pas ekspertizës së bërë në gjykatë Kasemi rezultoi i aftë mendërisht.