Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës zj. Voltana Ademi ka pritur në zyrën e saj pjesëmarrëset në takimin e Aleancës së Grave Këshilltare Bashkiake. Pasi u ka uruar mirëseardhjen, zj. Ademi ka njohur zonjat e pranishme me punën e bërë nga Bashkia e Shkodrës për mundësitë e barabarta në këtë institucion apo ato të varësisë, duke dhënë shembuj konkretë. Njëkohësisht, Qytetarja e Parë e Shkodrës ka informuar të pranishmet edhe për mbështetjen sociale dhe të punësimit për gratë kryefamiljare, lehtësitë fiskale dhe shërbimet. Pasi kanë falendeduar për mikpritjen e rezervuar, zonjat e Aleancës së Grave Këshilltare Bashkiake kanë vlerësuar arritjet e Bashkisë së Shkodrës në drejtim të barazisë gjinore por edhe të mbeshtetjes së ofruar dhe materializuar tashmë përmes shërbimeve të integruara për familjen.