Një përplasje e dhunshme midis dy bandave kriminale ka shkaktuar panik në një qytet të Belgjikës, ku ka mbetur e vdekur një grua 42 vjeçare.
Mediat belge raportojnë se sherri ka ndodhur mes bandave rivale shqiptare orët e vona të mbrëmjes së djeshme në Ans. Nga ky sherr ka një bilanc të rëndë ku një grua ka vdekur dhe katër persona kanë mbetur të plagosur rëndë.
Identiteti i personave të përfshirë në sherr nuk është bërë ende publik, por shkruhet se konflikti është përshkallëzuar në përdorimin e shufrave të hekurit e shkopave të bejsbollit, e madje dhe thikave.
42-vjeçarja humbi jetën pas lëndimeve të shumta që mori”, njoftoi prokuroria belge. Mësohet se gruaja në fjalë ishte pjesë e njërës prej bandave dhe ka ndërhyrë për të ndihmuar një mik, në momentin kur një makinë e ka përplasur për vdekje.